KOMPANIA

Kompania ΤROHIDHIS vepron në fushën e frigoriferëve profesionalë dhe të pajisjeve të dyqaneve ushqimore dhe të restoranteve këto 40 vjet me objektiv ekskluziv prodhimin e artikujve cilësorë dhe tregtimin e artikujve të zgjedhur nga prodhuesit më të rëndësishëm si në Greqi ashtu dhe jashtë saj.

Përvoja, përpjekja e pandërprerë për zhvillim, pajisjet e rinovuara dhe bashkëkohore mekanike në kompleksin tonë privat si dhe personali i përhershëm i specializuar teknik, e kanë stabilizuar kompaninë tonë si një nga më të njohurat dhe më të suksesshmet e tregut. Kompania ΤROHIDHIS ka lënë vulën e saj në disa nga dyqanet më të mira të fushës si në Greqinë Veriore ashtu dhe në pjesën tjetër të vendit. Duke hyrë në gjeneratën e 2-të kompania ΤROHIDHIS duke pasur gjithnjë parasysh kërkimin e vazhdueshëm për cilësi të lartë, estetikën e përkryer të standardeve ndërkombëtare dhe funksionalitetin e hapësirave profesionale, ofron zgjidhje tërësore të përshtatura sipas secilit profesionist, që nga fillimi me studim-projektimin e deri në materializimin e projektit dhe në mbështetjen teknike pas shitjes (after sales service).

Kompaninë ΤROHIDHIS e kanë besuar me pajisjet e tyre disa nga zinxhirët më të njohur të dyqaneve ushqimore dhe të restoranteve për krijimin e hapësirave të pajisura deri në përsosmëri dhe me estetikë të lartë si: ëmbëltore / akullore, furra, dyqane mishi, supermarkete, kafe-bare, piceri, restorante, ushqime të gatshme, byrektore, dyqane peshku, dyqane lulesh.